




Arbër Gashi synon karrigen e deputetit në Suedi. Atje ka lindur dhe është rritur, por thotë se e përcjellë “fryma e Kosovës”.
Anëtari i Partisë Socialdemokrate në Stokholm tha se ndjehet mirë për prejardhjen.





“Unë kam lindë në Suedi. Atje jam rritë, por gjithmonë me frymën e Kosovës, me frymën e Drenicës ku e kam prejardhjen”, tha ai.
Por Arbër Gashi nuk i harron mundësitë që ia dha Suedia.
“Kur erdha në një moshë kur edhe i kuptojsha disa gjëra, e kuptova shumë herët që jam shumë i privilegjuar që kam lindur në një shtet ku më ofrohen të gjitha mundësitë të edukohem, të kem ambicie, të kem ëndrra dhe ndjehem shumë falënderues ndaj shtetit suedez”, tha ai.





Gashi thotë se angazhimi i tij në politikë është “mënyra më e mirë ta paguajë atë shpërblim”.
Zgjedhjet në Suedi, Arbëri tha se dallojnë shumë me zgjedhjet në Kosovë, duke theksuar se “90% votojnë”.