Deçanasi pret që vëllai mërgimtar t’ia blejë një Golf 8

Një moment tjetër interesant nga Deçani ishte edhe ai me një qytetar i cili nuk ngurroi të tregojë se po e pret një dhuratë nga vëllai i tij që jeton në diasporë.
Dhe, atë hiç më pak se një veturë të re, Golf 8.

“Menxi po i pres me ardhë, me dalë, me bo sefa me ta. Jom ka e pres një kerr tjetër me ma ndrru, një Golf 8”, tha ai.
“Na merr malli për ta qaq sa i merr ata për neve”, tha një tjetër deçanas kur u pyet se sa e merr malli për familjarë që jetojnë në diasporë.