




Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe përgjatë fundjavës.
Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale.
Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.





Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.4.08 –
Kryesisht me diell, më nxehtë.5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.6.08 –





Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima. Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.