




Privimi nga jeta me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg.
Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak aksi.dentit fatal teksa një “i çmendur” bën një manovër të rre.zikshme me skaf në vendin e mbushur me pushues.





Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrez.ikuar seriozisht jetën notuesit.
Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës privoi nga jeta me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyshohet se skafi i Tases përdorej për trafik dro.ge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.
Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vs.j.e nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vr.sj me dashje”.