




Deputeti Bekim Haxhiu, ka thënë sot në kuvend se asnjë parti nuk ka punuar më shumë për veriun, sesa Partia Demokratike e Kosovës.
“Dua t’ua rikujtoj se asnjë parti deri më sot s’ka punuar më shumë për veriun se PDK nga viti 2008 e deri më tani”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.





“Për herë të parë ka filluar kthimi i shqiptarëve nga jugu në veri pas vitit 2008. Investimet kanë filluar nga viti 2008 në veri me PDK-në. Me PDK-në është rrëzuar muri ndarës te lumi Ibër. Me PDK është kthyer sovraniteti në pikat 1 dhe 31. Asnjë parti pra, s’ka punuar më shumë se PDK për veriun”.