Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka folur për punën që bën dhe angazhimet e tij ditore. Ai ka thënë se gjatë verës pushon më shumë, ndërsa ka thënë se është i angazhuar në kompaninë që ka për prodhimin e blloqeve ndërtimore.
Geci ka deklaruar se vizitohet shpesh nga qytetarët dhe mërgimtarët që vijnë nga jashtë vendit, për shkak të respektit që kanë për të. Ai ka thënë se ka pasur rast kur bashkëshortja e tij i ka bërë deri në 300 kafe në ditë për mysafirë të ndryshëm.
“Ne punojmë, kemi 100 punëtorë fabrikë të bllokave ndërtimorë. Për çdo ditë kam vizita të mëdha edhe në shtëpi por edhe në Skenderaj. Unë deri para një kohe ka pasur rast kur gruaja i ka qitë deri 300 kafe në ditë për mysafirë. Tash nuk po mundëm me i pritë, nuk janë as djemtë me bo hyzmet, vetë s’mundem”, ka thënë Geci në Kanal10.
Ai ka bërë të ditur se tash është më i angazhuar rreth kompanisë së tij, andaj edhe nuk ka kohën që ka pasur më herët për tu takuar me të gjithë ata që kanë dëshirë ta takojnë.