Këto janë ushqimet që ju lënë pa gjumë natën nëse i konsumoni në darkë

Darka është vakti më delikat i ditës pasi është hapi i fundit kur trupi përgatitet për gjumë.

Është e ditur tashmë që ushqimet pikante, sheqernat apo shumë yndyrë do t’ju rëndojnë e për rrjedhojë do të prishin cilësinë e gjumit tuaj.

Nëse qëndroni larg këtyre ushqimeve shumë të përpunuara gjatë vaktit të darkës dhe keni përsëri probleme me gjumin, me siguri ju po konsumoni një listë tjetër ushqimesh të cilat nuk ju ndihmojnë.

Shpeshherë edhe ushqimet e shëndetshme, për shkak të mineraleve që përmbajnë mund të bëhen shkak për prishjen e gjumit.

Sipas ekspertëve disa ushqime pavarësisht vlerave të mëdha që i japin trupit tuaj, do t’ju shkaktojnë kollitje dhe parehati gjatë gjithë natës.

Djathi kaçkavall

Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo keni gjetur shkakun.

Djathi kaçkavall duke qënë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Kur trupi shtrihet proçesi i tretjes ngadalësohet dhe ky ushqim do t’ju shkaktojë djegie në stomak e vështirësi në frymëmarrje.

Nëse konsumoni pak djathë 4-6 orë përpara se të shtriheni për të fjetur, trupi do të arrijë ta tresë pa problem.

Gjatë darkës është mirë të konsumoni qumësht, për një gjumë sa më të qetë.

Çokollata e zezë

Megjithëse rekomandohet si një ndër embëlsirat më të shëndetëshme çokollata e zezë është një kërcënim për gjumin.

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine.

Pijet me përmbajtje kafeine sigurisht që duhen evituar gjatë darkës nëse doni të flini të qetë.

Po kaq i rëndësishëm është edhe evitimi i ushqimeve që përmbajnë kafeinë.

Dy copa të vogla çokollate të zezë kanë kafeinë sa një gjysmë filxhan kafeje.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni çokollatë dhe profukte që përmbajnë kafeinë 6-10 orë para gjumit.

Zëvëndësojini ëmbëlsirat e darkës me fruta të freskëta të stinës.

Qoftet

Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra.

Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë.

Për këtë arsye çdo pjesë mishi me shumë yndyrë, qofte apo hamburger duhet ta evitoni të paktën deri në katër orë para se të flini.

Për një burim alternative proteine në darkë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni mish pule apo gjeli pasi mund të tretet shpejt.

Mishi i viçit, i derrit apo bifteku ka 12 herë më shumë dhjamë se mishi i pulës apo i gjelit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje.

Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit.

Sigurohuni të pini çaj jeshil 5 orë para se të flini gjumë dhe zëvëndësojeni atë me çaj kamomili para gjumit.

Çaji i kamomilit do t’ju qetësojë dhe shplodhë duke rritur cilësinë e gjumit tuaj./AgroWeb.org