




Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë të fundit për BBC-në, i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se ‘do të dështojë në përpjekjen për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor’.
E me këtë mesazh, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar duke thënë se znj.Osmani do ta disiplinoi Putinin, meqenëse Biden, Schulz, Johnson nuk kanë arritur, shkruan Periskopi.





Ai në një intervistë të shkurtër për Periskopin tha se “Rajoni po destabilizohen e Vjosa po krehet (po e ndreq frizurën)”.
“Sigurisht se Putini do të disiplinohet nga mesazhet e znj.Osmani, pasi nuk e disiplinoi Biden, Schulz, Johnson… Rajoni po destabilizohen e Vjosa po krehet (po e ndreq frizurën). Kosova nuk duhet të bie pre e provokimeve të Serbisë e me Putinin ka kush të merret.”/PERISKOPI