Djali i dëshmorit Beqir Rexhepi, Berati, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se sa herë që sulmohet UÇK-ja nëpër debate mes shqiptarëve, ai dhe fëmijët e tjerë të dëshmorëve e luftëtarëve lëndohen shumë.
Ai thotë se vetëm ndonjë serbë mund të mendojë ashtu për UÇK-në.
“Ato vijnë nga Serbia. Vetëm Serbia flet ashtu. Nuk besoj se ka shqiptar që flet ashtu”
Ai tutje shton se deputetët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të mendojnë se me luftë erdhi liria.
“Si mi ngjallë ata dëshmorë dhe me i vra para syve. Vetëm mendo se për cfare janë vrarë. Për liri. E kemi lirinë. Pse të flitet kështu. Kështu lëndohem. Kjo jo që i lëndon, por ata deputetë duhet të dijnë se krejt ato karrike janë me gjak. Gjaku i dëshmorëve i ka pru aty. Ata duhet t’i mendojnë këto. Duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe do të ishte më ndryshe”, shtoi ai.
Ai po ashtu tha se fëmijët e dëshmorëve nuk kanë pozita nëpër qeveri dhe shumica janë të papunësuar e përballen me kushte të vështira financiare. Ai shton se me të gjithë që flet, mendojnë të ikin nga vendi për një jetë më të mirë. /Gazeta Express/