Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ka vështirësuar jetën për shumë familje shqiptare. Report Tv sjell rastin e dy shoqeve të moshuara që tregojnë problemet e hasura nga çmimet që vijojnë të rriten, aq sa diskutojnë dhe mendohen dy herë për të blerë apo jo ushqimet bazë.
Në periudhën e verës ku shumëkush mendon pushimet, një realitet tjetër është ai çka jeton çdo ditë një pjesë tjetër e qytetarëve, si Bedrija dhe Arjana, dy shoqe që grupi i xhirimit të Report Tv i takoi rastësisht duke qarë hallet me njëra- tjetrën.
“ 1 mijë e 700 lekë , turp i zotit, një shishe kos”! Arjana na tregon se është e punësuara e vetme në familje me rrogë 300 mijë lekë, bashkëshorti i saj është pensionist dhe djali më së shumti emigron në Gjermani.
Jetesa e vështirë këtu dhe pagat qesharake në kohën ku diskutohet dhe blerja apo jo e ushqimeve bazë, e ka detyruar të mendoj edhe ajo largimin nga Shqipëria.
“Duhet me ik dhe ne pleqtë prej Shqipërie, jo rinia , jo ju. Të gjitha gjërat janë rritur. Çfarë na ka zënë. Më vjen keq për rininë. Me 300 mijë lekëshin që marr, a do paguaj drita , a do paguaj ujë, që paguaj në total 90 mijë lekë.?! Të të sjell faturën dhe shikoji”
Hallet dhe mendimet për llogaritë e konsumit familjar të tyre Bedria dhe Arjana i morën me vete, duke u kthyer në shtëpi me autobus. Çmimet e produkteve bazë pësuan një rritje në vendin tonë dhe kudo në botë. /Burimi: Report TV