




Djali i dëshmorit Beqir Rexhepi, berati, ka rrëfyer në emisionin DPT te Fidani në T7 mugesën që e ndjen për babanë e tij që ka rënë dëshmor.
Ai tregon se e ka marrë malli shumë dhe tregon cfare do të kishte pyetur atë po të ishte ende gjallë.





“Më merr malli edhe një herë me fol. Kisha biseduar gjerësisht, por kështu me pyt, bab me ardh puna edhe një herë a kishe vdek për atdhe. Besoj që përsëri të njëjtën gjë e kish bërë”, tha ai.
“Mungesën më të madhe e kam ndier nëpër gzime. Mungesën më të madhe, edhe mungesë edhe krenari, kur është shpallur pavarësia. Nuk përshkruhet. E kam ndier mungesën. Në të njëjtin aspekt, kisha pas qef me dit, besoj që edhe e di që është shpallur. E kam ndier”, shton ai.





Rexhepi tregon që varrin e babait e viziton me gjyshin dhe që shkon atje sa herë ka zhgënjime në jetë.
“Shpesh. E vizitoj edhe me gjyshin. Bisedojmë, edhe pse nuk përgjgijet. I kemi raportet me gjyshin që kur shkoj unë vjen edhe ai. Nuk më lë vet. Varet në raste, kur kemi mërzi dhe zhgënjim, pasi zhgënjimet në ditët e sotit janë shumë të mëdha”, thotë ai.
“I kemi kujtimet. Automatikun. Jelekun rrobat. Me atë automatik i ka vrarë dy serbë. I ruajmë ato gjëra”, shton ai. /Gazeta Express/