




Për shkak të situatës e cila u krijua dje në Veri të Mitrovicës reagoi edhe boskieri nga Shqipëria, Florian Marku.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se me trup dhe zemër është me Kosovën.





Mbrëmë në Mitrovicën e Veriut u lëshuan edhe alarmet e rrezikut, kjo vjen pikërisht më 1 gusht, koha kur pritej të hynte në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.
Gjithashtu, kujtojmë se Florian Marku do të takohet me 25 gusht me Miguel Parra Ramirez në stadiumin “Air Albania”.