




Policia e Kosovës në qytetin e Ferizajt i ka vënë gjobë shoferit me inicialet Q.J i moshës 23 vjeçare për tejkalim të shpejtësisë.
Kështu ka njoftuar vetë PK-ja e cila ka shtuar se, i riu ka zhvilluar shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.
“Gjobë ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë. Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj.





Ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet përveç tjerash nga PK-ja.
Njoftimi i plotë: