




Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’dialogon derisa Kurit është në krye të Qeverisë së Kosovës.
Kurti tha se kjo s’është forma e duhur e shkuarjes drejt pajtimit dhe BE-së, prandaj i rekomandoi atij që t’i ndalë deklaratat e tilla.
“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel. Unë kam qenë i gatshëm, por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku një muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por ka munguar nga Beogradi. Po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga kreu shtetëror i Serbisë.





Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, me keqardhje më duhet të konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si presidentit i f rikës, f rikësimit dhe k ërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të marrëdhë nieve është e domosdoshme që t’i lëmë f rikësimet dhe k ërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat europiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet e Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën që është i domosdoshëm në Serbi”.
Kurti tha se është i bindur se në shoqërinë serbe ka gatishmëri për t’i normalizuar marrëdhëniet, por se Vuçiq më shumë si pengesë sesa lehtësues në këtë drejtim.
Kryeministri kosovar shtoi se i gatshëm të ulet në tryezë me të “kurdo që na thërret Brukseli”.