I mbijetuari i m asakrës së Izbicës, Milazim Thaci ka rrëfyer për ballafaqimin me Sllobodan Millosheviqin në Hagë. Ai tha se me Millosheviqin janë ballafaquar sy me sy në Hagë dhe tregoi se ai ka ditur më shumë gjëra për territorin e Skenderajt sesa që kanë ditur ata, shkruan Gazeta Express.
Thaçi më tutje deklaroi se për inat të Millosheviqit ai ka hyrë në seancën e gjykimit me plis të bardhë.
“Para se me hy aty edhe dy policisë më pyeten se cili është Thaçi. Ata më pyeten se a po don me hi me kapuq te bardhë a pa kapuq. Unë i thash po hi me kapuq të bardhë se edhe Slloba e ka mërzi. Ai ja ka nis me kesh. Gazetarët n nja minut a dy a kanë fotografu për disa momente mu e Slloben. Aj kqyr mu une kqyre ata. Në sy e kqyrsha veq për inati”, tha ai, në emisiobnin “Frontal”, në T7.
Më tutje Thaçin, tregoi se si Millosheviqi i ka ditur territoret edhe me dallim prej 200 metra.
“Gjykatësi tha që Thaçi duhet me u betu dhe me i tregu veq të drejtat. Unë thash qa di me fol për m asakrën e Izbicës ka me fol për tjerat nuk di. Slloba ja nisi mem vet pse ke ik prej shpije. I thash se jom tut, se kanë ba m asakra serbët tu. Më tha çfarë m asakra. Ja përmenda krejt edhe Izbicën. Tha sa kilometra i ka Izbica prej Buroje. I thash sdi gja se nuk i kom mat. Më tha 7. Ai i dike ma mirë se na krejt. Me 200 metra i dike. Me kë kufizohen krejt rend dhe tha juve ju kanë v ra UÇK-ja”, rrëfeu Thaçi.
I mbijetuari i Izbicës, tregoi se Millosheviqi e pyeti se çfarë e ka Hashim Thaçin.
“Më tha çka e ki Hashimin. I thash kushëri. Më tha të familjes së ngushtë. I thashë po. Nuk foli ma asgjë e as unë nuk fola më asgjë”, deklaroi ai.
Ndër të tjera ai tregoi edhe për mendimin që kishte kur e pa Millosheviqin në sallën e gjyqit. Ai tregoi se si i ka shkuar mendja që ta gjuajë me gotë ose me këpucë atë.
“Unë menojsha, ma kisha dashtë me e gju bardak se mem pa than ki miliarda, veç me gju nihere ose, këpucë po më bërtiten dy ditë përpara. E kam planifiku edhe zemra e shpirti ma ka dasht po më than që sbon. Se me thanë e kallxon karakterin se çka je e kush je, se më shkoj temperatura në 90”, tha ai./Express/