“Fakte rrëqethëse nga Milazim Abazi në emisionin FAKTE te Adnan Merovci.
Të gjithë jemi dëshmitar se karakteristika themelore e liderit historik, Dr.Ibrahim Rugova, nuk ishte gjuha e vrazhdë, ai heshti edhe kur Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa ia ndërprenë financimin e Presidencës edhe pse e dinin se i vetmi institucion ishte legjitimuar që nga nata kur Ibrahim Rugova
u ftua në darkë nga ish ambasadori amerikan, Warren Zimmermann (1988 – Hotel Grand) që kushtimisht u cilësua si ulja e Dr.Rugoves pran timonit të “ANIJES” të cilën do ta drejtoj deri në çlirim. Barrierat antikombëtare dhe anti-institucionale që ja vendosën Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa Dr.Ibrahim Rugoves, i ka publikuar në emisionin FAKTE të Adnan Merovcit, veprimtari dhe atdhetari i madh Milazim ABAZI, Fakte rrëqethëse!
LDK-ja ishte pasuria më e madhe politike e shqiptarëve të Kosovës, ishte shkolla dhe universiteti demokratik i shqiptarëve; e vrara, e dhunuara, por e pamposhtura, e cila duhet ti thërras autoritetet e veta morale qe i ka gjallë nëpër Kosovë, dhe ta vazhdoj reformimin e mirëfilltë, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga elementet që i kanë kultivuar Isa Mustafa me Sejmenet e tij që me bollëk i kishte brenda. Duhet ta themi hapur, se ne si LDK kishim brenda elemente që ishin të lidhur me skenarin që me tërë potencialin e tyre vepronin kundër Dr. Rugovës.
Klithjet e fundit të Isa Mustafes ku tenton ti shfajësoj ata që e sollën gjykatën speciale, dhe atakon Vjosa Osmanin pse po na i përkujton faktet e tilla, e tregojnë pafytyrësinë e tij, i cili ka harruar se gjykatën e sollën ata që i kishin vjedhur dhomat e dëshmive të krimeve të shumta dhe njeri i gjallë nuk dha përgjegjësi!
Vjosa Osmani para se të jetë kundërshtare e Isa Mustafës ishte kundërshtare e bashkëpunimit të kreut të LDK-së me PDK-në dhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president, dhe nuk e votoi atë pavarësisht presionit nga Isa Mustafa, dhe si derivat i veprimtarisë së Isa Mustafes sot zonja Osmani gjendet aty ku gjendet. Nuk e di se kur do ta kuptojë ky anti-Rugovist se të “vdekurin” lotët nuk e kthejnë në jetë..? s‘paku do ishte mirë që t’shporret nga petku i LDK-së njëherë e përgjithmonë
Asnjë lloj arsyetimi nuk e rikuperon këtë ish-politikan famëkeq që ka qeverisur bashkë me partitë e krimit që nga pavarësia e këndej, e që s‘fundi na turpëruan duke na renditur me partitë të cilat mezi e kalojnë pragun!”