




Hasan bej Prishtina, i njohur dhe si Hasan Berisha ka qenë politikan shqiptar në Perandorinë Osmane, ndër krerët e disa kryengritjeve gjatë periudhës parlamentare osmane duke bërë që me Kryengritjen e vitit 1912 të fitonte autonominë e Vilajetit Shqiptar.
Lufta Ballkanike nuk i la mundësi jetëgjatësie arritjes së tij dhe pas pavarësisë së Shqipërisë u emërua ministër në qeverinë e parë dhe më paskryeministër.





U lind në Vushtrri më 1873, i ati ishte zhvendosur në qytet për një post në administratën e ushtrisë osmane. Familja e tij ishin bejlerët e Vushtrrisë, dera e tyre ka qenë një familje e nderuar spahinjsh vendas. Më 1921 në kujtimet e tij për Kryengritjen e 1912 shkruan se 150 vjet më parë, gjyshi i tij Haxhi Aliu i Abdullah Ali Berishës nga Polanca e Drenicës dhe u vendos në Vushtrri.





Sipas Prishtinës, lidhjeve të familjes me Drenicën i kushtoheshin këngë. Haxhi Aliu kishte tre djem: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mahmuti la një djalë, Zejnullah bej Vushtrria. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin.
Ahmeti, në ortakëri me Ismail pashë Saraçin nga Dibra duke kontraktuar nozullimin e ushtrisë osmane, grumbulloi pasuri tepër të madhe në pak vjet.





Mësimet e para Hasani i kreu në vendlindje. Vazhdoi shkollimin në gjimnazin frëng të Selanikut, më pas në Stamboll u shkollua në kolegjin administrativ, ku u diplomua për drejtësi. Në Stamboll ra në kontakt me nacionalistët shqiptarë dhe më pas iu bashkua Xhonturqve, sepse besonte se me fitoren e tyre kombi shqiptar do të merrte autoniminë brenda Perandorisë Osmane. Pas përfundimit të shkollës punoi në Shkup. Edhe sot egziston nje Shkolle ne Prishtine qe mban emrin e tij.
Hasan Prishtina ishte nga fshati Polac i Skenderajt, lagjia Veliu, por gjyshi i tij u shpërngul në Vushtrri.