




Serbi Aleksej Jankov që merret me sportin e Muay Thai ka shpreh interesim që t’i kundërvihet kampionit shqiptar Ervis Bici.
Tai – boksieri serb ka deklaruar për një portal lokal serb, duke kërkuar që meçi të zhvillohet në Serbi ose në Shqipëri dhe fituesi të fitoj edhe një titull.
“Ervis Bici e shikoj se ka një popullaritet sidomos në Shqipëri, Kosovë e Itali dhe do doja shumë që t’i mati forcat me këtë djalë.





Jam i bindur se do te tregoj një meçe te fort, por pse jo edhe ta mposhti këtë djalosh dhe t’ia marr famën”, kishte thënë Jankov.
Cekim se Ervis Bici në karrierën e tij ka 3 tituj evropiane në federata të ndryshme, ndërkohë që disa herë është shpall edhe kampion i Italisë. Se a do të pranoj Bici këtë dëshirë të serbit, do të kuptojmë së shpejti.