Hovenier ka disa fjalë pasi Kosova ratifikon marrëveshjen me MCC-në me “shpejtësinë e dritës”

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së.

Hovenier ka thënë se mirëpret ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes mbi 200 milionëshe, gjë që hap rrugën për të punuar drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Kuvend duke thënë se dallimet pozitë-opozitë nuk vijnë në shprehje kur bëhet fjalë për SHBA-në dhe interesin e Kosovës