




Ish ambasadorja Vlora Çitaku duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës me MCC-në, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë meritë dhe se nikoqirët i kanë vënë në siklet.
Çitaku i ka thënë Kurtit se ai duhet të dijë që në SHBA e ka përfaqësuar Kosovën dhe jo partinë e tij.
“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën.





Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet.
Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë.
Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”, shkruan Çitaku.
Kurti në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, nga Washingtoni tha se “i vjen keq që s’do të jetë i pranishëm në Kuvend në ndër rastet e rralla kur opozita përkrah qëndrimet e pushtetit”.