Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nëse takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presdidentes Vjosa Osmani bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që do të zhvillohet në Uashington, shkon mirë atëherë sipas tij, do të pasohet edhe me takime të tjera javëve në vazhdim.
Përndryshe, nëse nuk do të ketë takime të tjera përveç atij të sotmit, Kajtazi thotë se “amerikanët e rrëzojnë kryeministrin Albin Kurti”.
Kjo sipas tij, pasi “amerikanët nuk ia durojnë tekat askujt”.
Ndërkohë shtoi, se së shpejt kryeministri Kurti do ta nxjerr zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, që ta arsyetojë marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Megjithatë, Kajtazi shtoi se Kurti ka ndryshuar në disa raste në raport me ShBA-të, teksa mori shembull marrëveshjen për energji me MCC-në, e cila pritet të nënshkruhet sa Kurti, Osmani e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të qëndrojnë në ShBA.
“Vazhdoj me insititu, pavarësisht vërejtjeve për punën e presidentes Osmani, nuk e kam asnjë dilemë për punën e ShBA-së. Unë e shoh Osmanin si një lloj sigurese për raportet e Kurtit me ShBA-të. Krejt e lehtë është dita kur zonja Osmani ia tërheq tepihun Kurtit në ShBA. Kurti ka treguar në disa raste që ka treguar se nuk është në vijë me ShBA-të”, tha ai.
“Mendoj që ky takim, edhe takimi prapa këtij me Blinkenin apo në nivel më të lartë, varet prej këtij takimi të sotëm. Nëse ka një takim tjetër pasues pas disa javëve apo muajsh, jam i bindur se ka shkuar mirë. Nëse nuk ka, ta keni parasysh që amerikanët e rrëzojnë Kurtin. Nuk ia durojnë tekat kurrkujt. Nuk është e largët dita kur Kurti ka me nxjerr Bislimin apo dikë tjetër me arsyetu marrëveshjen për Asociacionin. Në atë drejtim jemi duke ecur. Nëse ka lëvizje apo pengesa, ai që pëson është zotëri Kurti”, tregoi Kajtazi në RTV Dukagjini.