




Një mërgimtar nga Podujeva, ka kërkuar nga të gjithë bashkëatdhetarët që mos të bien pre e mashtrimeve nga kompania “Prishtina Jet”, e cila merret me shitjen e biletave të udhëtimit, shkruan Llapi.info.
Llapi.info ka biseduar me personin në fjalë i cili ka thënë se nuk është hera e parë që “Prishtina Jet”, e mashtron atë dhe mërgimtarët tjerë, duke ua shitur biletat dhe mos të realizohet udhëtimi me aeroplan drejt Kosovës ose anasjelltas.





Ai ka publikuar edhe nëpër grupe të ndryshme për historinë që i ndodhi atij.
Kjo nuk është hera e parë që mërgimtarët mashtrohen nga kjo kompani turistike.