




Tre shqiptarë kanë rënë pre e një grabitje në ishullin e Mykonos teksa ishin duke shijuar pushime e tyre.
Bëhet me dije se shqiptarët kanë denoncuar në polici duke thënë se u kanë marrë bizhuteri që kapin vlerën e 45 mijë euro.
Turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17.100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18.400 euro, si dhe pasaporta . Ata i kanë marrë të dashurit të saj dhe sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën .





Prej disa kohësh në Mykonos është një bandë hajdutash që “shënjetron” turistët dhe sapo ata dalin nga hoteli futen në dhomat e tyre dhe marrin gjithçka që është me vlerë.
Policia greke ende nuk ka rritur që të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e kësaj bande kriminale.