




Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një event që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndër të tjera Biden solli në vëmendje ndihëm që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.