




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se pa përfshirjen e Amerikës sipas saj nuk është përmbyllur suksesshëm asnjë projekt në Evropë.
Ajo shton se shpreson që udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Kurti e Osmani t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e sekretarit Blinken.
Sipas Çitakut, status-quo-ja në dialog, i shkon për shtati Serbisë.
Postimi i plotë i Osmanit:





Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.
Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë.