




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar takimin e Kurtit dhe Osmanit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken duke thënë se është mirë që ndodhi takimi, por sipas tij, marrëdhëniet tani i kemi më të zbehta se diku.
Haradinaj ka treguar edhe arsyet pse, sipas tij, janë zbehur me kohën marrëdhëniet me Amerikën.
“Shumë marrëdhënie të zbehta i kemi.
Më të zbehtat të mundshme potencialisht. Temat për ne janë të pashmangshme, si ajo e dialogut e tjerat rajonale.





Mirëpo, për fat të keq tonin nuk vinë në një klimë më të mirë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë sepse janë bë shumë pengesa, gabime në këto marrëdhënie, deri te ato që janë të pariparueshme”.
“Psh. ne mund të flasim me rrallë, si çështja e investimeve të huaja strategjike, si ajo e energjisë.
Është bërë më pas një anashkalim, largim nga agjenda bilaterale Kosovë-Amerikë me shpresë me kompenzu një sukses bilateral me plotë agjenda tjera që nuk kanë dalë aq të efektshme”, tha Haradinaj në Klan.





Kreu i AAK-së thotë se Qeveria Kurti ka politika të gabuara në vend dhe për këtë gjë janë në dijeni edhe SHBA-të.
“Pastaj, janë politikat e brendshme mjaft të gabuara.
Amerika e dinë që Qeveria e Kosovës në kohë k rize e uzurpon paren.
Ata e shohin pengiimin që iu bën investitorëve vendorë e të huaj. Të gjitha këto flasin për një koncept të gabuar”.





Ata e shohin pengiimin që iu bën investitorëve vendorë e të huaj. Të gjitha këto flasin për një koncept të gabuar”.
Ai ndër të tjera ka komentuar edhe deklaratat e Kurtit, ku thotë se me qeverinë e tij, Kosova tani qëndron shumë më mirë se më parë.
“Këtu shihet se Kurti ka filluar me i besu asaj botës së vetë virtuale.
Dikur me atë botën virtuale e ka bind votuesit, mërgatën e njerëzit e tjerë, për fat të keq tash është kah i beson vetë.





Është ajo shprehja e popullit e ka lëshu një rren në fillim të pazarit e n’fund i ka besu vetë.
Po del që Kurti do jetë i fundi që po i beson vetë mashtrimit që iu ka bë tjerëve.
Kurti dhe Qeveria e tij janë në terësi mashtrim”, tha Haradinaj.