




Gazeta Insajderi ka zbuluar se pushteti i Kurtit i ka vendosur një gjobë të lartë korporatës “Hib Petrol”.
Gjoba është shqiptuar për shkak të përfshirjes në një skemë k riminale të shmangies nga akciza.
Përpjekjet disa mujore të shefave të korporatës “HIB Petrol” për t’ia faturuar një ish-menaxheri mashtrimet milionëshe nuk kanë rezultuar të suksesshme.





Biznesemenët që futen në grupin e më të fuqizuarve gjatë “regjimeve” të kaluara do të përballen me një gjobë të lartë të vendosur nga pushtetit i kryeministrit Albin Kurti. Gjoba peshon rreth 1 milionë euro. Është vendosur nga Doganat e Kosovës. Në muajin qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.