Presidenti malazez Milo Gjukanoviq e ka vlerësuar si shumë kontroverse nismën “Ballkani i Hapur”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.
“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ai.
“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokracinë multietnike në Ballkan.
Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara.
Si zakonisht, çdo gjë tradicionalisht fillon nga ana serbe, kësaj radhe nga “bota serbe”. Dhe automatikisht vazhdohet me të njëjtat budallallëqe të “shteteve të mëdha”, ka thënë Gjukanoviq.
Ai ka vlerësuar se autorët e idesë së “Ballkanit të Hapur” synojnë zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka shtuar se kjo sigurisht që do të përfundojë me “luftë dhe me ndonjë gj enocid tjetër”.
I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pas vizitës së tij në Beograd ka deklaruar se me atë “vizitë historike” arriti të “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviq pyeti “nëse një, apo çfarëdo vizite, mund të rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.
Ai ka thënë se Serbia ka pasur një rol hegjemonist në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj, i cili është i mbështjellë me “shqetësimin e Beogradit zyrtar për shkak të rr ezikimit të serbëve në rajon”.
Gkukanoviq më tutje ka thënë se kryeministri malazez Dritan Abazoviq do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia nëse ai udhëheq një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.
Gjukanoviq ka thënë se Malit të Zi i është dhënë mundësia të përparojë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është gjithashtu një rrugë drejt anëtarësimit në BE.
“Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate, përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse tashmë disa vjet ka harmonizuar politikën e jashtmen dhe të sigurisë me BE-në”, ka thënë Gjukanoviq.
Ai ka shtuar se përgjigja në pyetjen nëse Mali i Zi do të përfitojë nga ky shans varet para së gjithash nga performanca e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore të Malit të Zi.
Gjukanoviq ka thënë se kjo është arsyeja pse ai ishte kaq kritik ndaj manovrës së qeverisë për të marrë me shumë ngut temën e nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) në dritën e prioriteteve të dakorduara më parë, të cilat kanë të bëjnë me dinamikën e mirë në rrugën evropiane.
Ai gjithashtu ka pretenduar se si në Mal të Zi ashtu edhe në fqinjësi ka shumë nga ata që nuk duan ta shohin Malin e Zi si vend stabil, civil, të begatë dhe anëtar të BE-së.
“Me këtë manovër të qeverisë ata morën një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike.
Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do të mund t’i shmanget përgjegjësisë historike”, ka thënë Gjukanoviq.
Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do të mund t’i shmanget përgjegjësisë historike”, ka thënë Gjukanoviq.
Ai po ashtu ka theksuar se në kontratën me KOS ka shumë gjëra që kontestohen, para së gjithash për shkak se ajo u miratua shpejt dhe pas shpine të publikut, pastaj falsifikimet historiografike, gënjeshtrat me të cilat KOS-i, si instrumenti më i fëlliqtë i nacionalizmit serb dhe imperializmi rus në Ballkan, po përpiqet të ndihmojë në vjedhjen e historisë malazeze”.
Ai ka shtuar se shumë norma nga ajo kontratë janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet sistematike të Malit të Zi.
“Dhe më lejoni të përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë atë shkatërrim të Malit të Zi”, ka thënë Gjukanoviq.