




Edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është përfshirë në debatin e “pleskavicave dhe lakrave”.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “është e vërtetë që konsumojmë lakra dhe pleskavica, por pajdhaqe nuk hajmë”.
“He zoti ju marroftë”, ka përfunduar Berisha.





Këtë debat e ka nxitur një deklaratë e gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, i cili ofendoi kosovarët duke thënë se nuk e përdorin vajin e ullirit dhe :ende jeni te pleskavica dhe lakra”.
Kundrejt kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta.