Befason Behxhet Shala: Isa Mustafa e Daut Haradinaj ishin pro Bacës Adem, LVV dhe PDK nuk donin që Demaçi të behët president

Ish i burgosuri politik, Behxhet Shala, ka thënë se për zgjedhjen e Adem Demaçit president të Kosovës kanë qenë pro LDK dhe AAK. Ai shton se kundër kanë qenë pikërisht VV dhe PDK.

Shala në emisionin Frontal në T7, ka thënë se Daut Haradinaj i AAK-së dhe Isa Mustafa nga LDK kanë qenë korrekt sa i përket kandidaturës së mundshme të Demaçit.

“Të rastit konkret kur Adem Demaçi ka qenë kandidat për president ta them me përgjegjësinë me të lartë mas korrekti kanë qenë Daut Hardinaj dhe Isa Mustafa. Këta kanë qenë mas korrekti. Pavarësisht relacionet që kam me Mustafën e cilësoi si politikanin me të suksesshëm që ka pasur Kosova pas lufte. Ai (Isa Mustafa) thoshte deputetet që janë me mua do ta votojnë Bacën”, thotë ai.

Tutje ai thotë se zgjedhja e Demacit si president do të ishte më shumë mashtrim se sa një realitet.

“Ka qenë më shumë mashtrim, sesa realitet dëshira për ta bërë Adem Demaçin president. Unë ju kam thënë në PDK, jo nuk e votoni bacën dhe njëri nga ata me ka thënë po mirë e ke se nuk e votojmë. LVV ka mundur ta votoj bacën por se ka votuar sepse I ka qitë kushte. Ka qenë kërkesë e tyre që duhet me e largu Thacin. Në momentin kur e kanë kushtëzu LVV-ja, ka thanë shkoni nuk me duhet vota juaj”, përfundoi ai.