Republika e Kosovës është duke u përballur me një krizë ekonomike kohëve të fundit, por kjo nuk I ka ndaluar bashkëatdhetarët të mos vijnë në vendlindje.
Disa me vetura e disa me airoplanë po vijnë në këto ditë të nxehta të çmallen me familjarët e tyre.
Gazeta Insajderi për rubrikën Vox-Pop ka vizituar airoportin “Adem Jashari” dhe ka ngacmuar mergimtarët, se sa para do të shpenzojnë gjatë pushimeve.
Disa prej tyre nuk përtuan as të japin shifra.
“20 mijë euro do t’i shpenzojë kismet në Kosovë”, tha mergimtari.
Ndërsa njëri prej tyre nuk la pa përmendur edhe dasmat.
“Qysh kemi dasma, 4-5 mijë euro na shkojnë veç bakshish”, u shpreh gytetari nga diaspora.
Për të parë reagimet e tyre shikojeni videon e plotë poshtë: