




Vala e të nxehtit afrikan duket se ka ndryshuar, pasi i ka lënë vendin shirave dhe breshërin në Itali, ku ka pasur edhe dëmtime në makina e banesa.
Veriu i Italisë ndodhet në mes të një valë moti të keq.
Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos.





Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar dëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.
Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.