




Vajza e moderatores Alketa Vejsiu, Nicol pak muaj më parë u bë kryefjalë e mediave. Bukuroshja u shfaq papritur në rrjete sociale duke u bërë aktive me postime dhe mahniti një rrjet të tërë me fotot e saj.
Shumë shpejt Nicol rriti ndjeshëm dhe numrin e ndjekësve në Instagra, dhe nuk kishte portal të mos fliste për të. Pooor duket se ajo është mërzitur nga fama dhe ka vendosur ta mbyllë profilin e saj me mijëra ndjekës në Instagram.
Tashmë Nicol ka hapur një llogari të re ku numëron pak ndjekës dhe mesa duket dëshiron që t’i kthehet përsëri jetës private.
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është treguar çdo herë për jetën e saj private. Ajo ka dashur që familja e saj të jetë larg vëmendjes mediatike.





Së fundmi, vajza e saj, Nikol ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Instagram. Kjo pasi vihet re që ka një ngjashmëri të madhe me të nënë e saj.
Por së fundmi ajo ka bërë një ndryshim në look-un e saj duke u bërë brune. Nikol ka postuar një foto me pamjen e re dhe sigurisht komplimentet nuk kanë munguar, por ka edhe nga ata që mendojnë se i shkojnë më shumë bjonde.