Zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka treguar se në pelegrinazhin në Haxh është takuar edhe me deputetin e VV-së, Eman Rrahmani.
Ai tregon se atje nuk është folur fare për politikë dhe se me të ka bërë një udhëtim deri në Medine.
“Përkundrazi kemi kaluar shumë mirë me Emanin dhe dua ta përshëndes sonte. Udhëtimin drejt Medines drejt xhamisë Kuba e kemi bërë bashkë. Ka pasur një grup shumë të mirë dhe nuk ka pasur fare politikë. Unë për vete një moment, isha afër një personi që më tha se është nga Bangaldeshi. I thashë cfarë bën atje. Më tha jam inxhinier. Më tutje ishte një person me ngjyrë i cili vetëm buzëqeshte”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Nuk kemi pasur asnjë. Jemi takuar dhe jemi kënaqur bashkë dhe njërin prej udhëtimeve të rëndësishme e kemi bërë bashkë”, shtoi ai. /Gazeta Express/