




Një debat ka ndodhur në emisionin Pressing në T7 me gazetarin Bledi Mane dhe aktivisten Zana Avdiu, lidhur me deklaratën e të parit të dhënë dje për mospërdorimin e vajit të ullirit në Kosovë.
Aktivistja Zana Avdiu e etiketoi si përçarës gazetarin nga Përmeti, teksa i kërkoi atij të kërkonte falje.





Mirëpo gazetari Mane tha se nëse një deklaratë e tillë përçan kombin, atëherë ai heq dorë nga gazetaria.
“Nëse debati për vajin e ullirit përçan kombin, unë heqi dorë nga gazetaria”, tha ai.
“Unë hapa një debat në një emision shumë të ndjekur për kulinarinë. Mund të bëjmë më shumë. E them prapë. Jeni të mirëseardhur gjithmonë dhe na jepni arsye që edhe më shumë të vizitojmë Kosovën. Kaq”, përfundoi ai. /Gazeta Express/