Arjan Çani e konsideron “shumë të ulët” nivelin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe thotë se vetëm pak njerëz shqetësohen vërtet dhe informohen se çfarë ndodh në vend dhe në botë.
“Shumica vetëm hanë, pinë, dhj**in dhe flenë”, deklaroi Çani. Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.
Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre. Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët.
Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhj***n dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.
Ylli Rakipi: Ndaj dhe ti thua që lëshohen të premten dhe ikin hanë, nuk duan t’ja dinë për asgjë? Arjan Çani: Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt. Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra.
Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atjë. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot. U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.