Shumë frik e ka edhe Albini, e pret fati i Sali Berishës

Kurtin e pret fati i Sali Berishës për ta bërë lumtur diasporën rre zikoi krejt shqiptarët” – Shkruan: Kimete Berisha

Kryt’ ta then-qejfin s’ta prish!

Është i destinuar të dështojë secili njeri që provon t’i rehatojë njerëzit e t’i bëjë të lumtur! Sepse rehati s’ka edhe nëse ka rehatia vjen vonë vjen a s’vjen hiç a (ku ta di unë)
e sigurt është veç rehatia që vjen me kacinë dhe sepse lumturia është si barku sa më shumë e ‘konsumon’ aq më shumë rritet nevoja për më shumë lumturi!

Kryeministri Kurti flet vepron dhe ekziston thjesht sikur të ishte Kryeministër i shqiptarëve të diasporës! Sillet sikur e ardhmja e tij varet nga diaspora dhe se përderisa e ka diasporën nuk i duhet askush në botë!

Kjo lidhje i pëlqen sepse është lidhje në distancë. Është zor të prishen ‘këta’ – sepse për t’u prishur duhet të jenë afër! Lidhja platonike që ka me diasporën se këtij i pëlqejnë lidhjet platonike (sa më larg aq më larg) duhet të mirëmbahet disi! Meqenëse nuk ka çfarë të jap nga vetja (e vetmja dhuratë e pranuar nga Perendia është ajo dhuratë që e jep nga vetja që kur e jep e lë veten keq)…
sepse Xhibrani më ka mësuar se kur jep ‘nga teprica’ nuk ngjehet vepër humane sepse ke boll; kur jep për të blerë dhe sidomos kur e paguan polisën e sigurimeve për bashkëatdhetarët tanë me paret e shtetit…nuk ngjehet te Perendia!
S’di a ju kujtohet ju kam thënë:

Qeveria Bukoshi e kishte popullin në Kosovë e vet ‘vuante’ në ekzil kurse qeveria Kurti popullin e ka në diasporë e vet rrnon në Kosovë!
Çka u duhet diasporës Kryeministri Kurti?

Për jetë të përditshme nuk u duhet por u duhet një herë në vit verës e për Bajram pra për diasporën Kryeministri Kurti është festiv nuk kanë nevojë për të prandaj nuk ia shohin asnjë gabim sepse gabimet nuk i ndjejnë në lëkurën e tyre. Dhe ky për t’ua marrë votat për zgjedhjet lokale s’ka pasur çfarë t’u jap tjetër përveç liri absolute nga e cila supozohet se vjen lumturia…
si në feudalizëm ama votën-të jap lumturi.

Të bëj të ndjehesh dikushi!

Dhe kështu kur erdhi vera Kosova (e vetmja në botë) e pavakj sinujar dhe e varfër i hoqi të gjitha kufizimet kundër pjande mijsë (policët u porositën të sillen si ‘majmuni i mençur japonez’-
a pave-s’pava; a nive-s’niva; a fole-s’fola! Për ta bërë lumtur diasporën në shkëmbim votash qeveria Kurti i rrezikoi krejt shqiptarët. Pa maska pa distancë dasma e diskoteka tubime faqe për qafe….dhe kjo liria absolute ndodhte vetëm në Kosovë! Askund tjetër në botë! Dhe këtë liri ua dhuroi Albin Kurti. Ama liri pa vde kje nuk ka…dhe ju jeni ata ush tajrët që e rre zikuat jetën për të qenë të lumtur dhe për të vallëzuar në dasma!

Tash që po shkojnë bashkëatdhetarët po rriten rastet dhe po kthehen masat kundër lirisë… Të keqpërdorësh buxhetin e shtetit – nuk është lajm ama ta keqpërdorësh pjandem inë të rre zikosh të luash me shëndetin e tyre për hatër të tyre… të guxosh të manipulosh me nevojat e njerëzve të mërzitur për dasma dhe argëtim- kjo quhet ko rruptim i lirisë dhe keqpërdorim i vetmisë shqiptare!
P.S. Me kokëfortësinë me mendjemadhësinë me refuzimin e marrëveshjes së Ua shingtonit me izolimin e Kosovës nga Shqipëria dhe me kolonizimin ekonomik të Kosovës nga Serbia Kryeministrin Kurti e pret fati i Sali Berishës!

Kështu të përbuzur përfundojnë të gjithë ata që s’u lë përshtypje askush përveç vetja.

E kur mbesin pastaj vetëm me vete e tyre (siç ka mbetur Sali Berisha) e kuptojnë se para se të nisen t’i udhëheqin të tjerët është dashur t’i pushtojnë epshet e tyre.