Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Abdullah Zeqiri më 5 qershor u ndalua nga Policia serbe në Merdarë, gjatë rrugëtimit të tij për në Gjermani, shkruan GazetaDardania.
Zeqiri ishte duke udhëtuar për vizitë tek vëllai i tij në Gjermani me autobus në momentin kur gjatë kontrollit në pikën kufitare në Merdarë në anën serbe, policët kufitarë serbë e ftuan jashtë për një kontrollë.
Por, kur pjesëtari i Policisë së Kosovës nuhati që diçka nuk po shkonte siç duhet tentoi që të largohet nga policët kufitarë serbë, por pas insisitimit të tyre për ta arrestuar, Zeqiri ka arritur që të largohet nga ta pas një konfrontimi fizik që kishte dhe me vrap është kthyer në anën ku ishin edhe policët kufitarë të Kosovës.