




Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar i shqetësuar me komentet që po i bëjnë ndjekësit në profil për ngjarjet që ndërlidhen kryesisht me Afrikësn. Pacolli thotë se shumë komentuar shprehin një dozë racizmi derisa ka thënë se nuk duhet lejuar një qasje e tillë.
Pacolli ka sjellë një shembull që një popull nga Nairobi i Kenias ka vendosur që ta thërras vendbanimin e tyre me emrin e Kosovës në respekt për miqtë kosovarë.





Ish-presidenti Pacolli ka thënë se kosovarët s’duhet të tregohen racistë e margjinalizues kur vetë si popull janë margjinalizuar prej shekujsh.
“ Vë re se shumë komentues në postimet e mia (ato që kanë të bëjnë me Afrikën) shprehin njëfarë racizmi, veçanërisht ndaj shtresës së margjinalizuar.
Vetëm një fakt; Një popull i tërë nga një rajon i Nairobit në Kenia e quajnë vendbanimin e tyre “Kosovo” dhe këtë e kanë bërë për respekt për miqtë e tyre kosovarë dhe Kosovën. Unë personalisht besoj se nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë kur ne vetë kemi qenë të margjinalizuar prej shekujsh”, ka shkruar Pacolli