




Ky është momenti kur një vajzë u kap prej flokësh nga dy majmunë pasi ajo po lëvizte dorën e saj në drejtim të tyre te gardhi me tela.
Ngjarja ndodhi në një kopsht zoologjik meksikan.
Videoja, tregonte majmunët që qëndronin të ngjitur në telat e gardhit dhe e tërhoqën vajzën drejt tyre duke e kapur nga flokët, derisa ajo bërtiste.





Fatmirësisht ajo arriti të shpëtonte nga ata dhe nuk u duk se pësoi lëndime.
Incidenti filloi kur vajza po mbante celularin e saj në njërën dorë dhe tentoi të regjistronte veten duke ‘goditur’ lehtë pjesën e gardhit me tela ku qëndronte njëri nga majmunët.