




Gazeta Sinjali raportoi pak më parë e kskluzivisht për nisjen e hetimeve për një rast të sh kaktimit të rr ezikut të përgjithshëm, ku i përfshirë është një zyrtar p olicor nga Gjakova, i cili po dyshohet se gjuajti me a rmën zyrtare në një villë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dje pasdite. Tashmë Sinjali ka mësuar e kskluzivisht identitetin e policit, i cili dyshohet se për qejf sh krepi disa herë me a rmën e z jarrit.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për p olicin Etnik Shyti, nga Drejtoria Rajonale e P olicisë në Gjakovë, i cili bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, shkuan te villa në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë sh tënë me a rmë.





P olici Shyti, sipas informacioneve të para, është paraqitur në P olici, pasi fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me miqtë e tij. Sinjali mëson se a rma zyrtare me të cilën po dyshohet se u gjuajt është k onfiskuar nga P olicia dhe pritet që së shpejti të bëhet e kzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.
Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve në drejtim të dy veprave p enale “ Shkaktim i rr ezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i a rmës”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.