




Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli, pasi ata janë nisur për në SHBA.
Ai tha se për ta “çështja e shpenzimeve dhe qëndrimit të shumicës së kohës jashtë vendit është temë e tejkaluar”.
Berisha ka një pyetje për kryeministrin Kurti.





“Tash, cilës kategori të shqiptarëve u takon Albin Kurti që erdhi në pushtet me predikimin: “Unë nuk menoj që shqiptarët e dojnë Amerikën, shqiptarët ma shumë e kanë ankthin mos po i braktisë Amerika…””, ka pyetur ai.
Postimi i plotë:





Tash, cilës kategori të shqiptarëve u takon Albin Kurti që erdhi në pushtet me predikimin:
“Unë nuk menoj që shqiptarët e dojnë amerikën, shqiptarët ma shumë e kanë ankthin mos po i braktisë Amerika…”
Mbase për hirë të kësaj dileme nuk shkon në Amerikë i gjithë kabineti qeveritar në ceremoninë e nënshkrimit, se çështja e shpenzimeve dhe qëndrimit të shumicës së kohës jashtë vendit është temë e tejkaluar e këtyre mashtruesve profesionistë.