Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.
Gjate fjalës se tij ai ka dhëne dhe mesazhin e pare drejtuar qeverise dhe opozitës.
“Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane.
Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament I ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes|.
“Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet”, ka deklaruar presidenti i ri Begaj.