




Xhevdet Pozhari
Gjatë ditës së sotme vëmendjen e opinonit ka marr ngjarja e një vajze e cila për pak sa nuk e ka shtypur një grua e më pas nuk ka dëshiruar të ndalet duke pretenduar që e ka babin prokurorë.
Në lidhje me këtë temë analisti Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook ka reaguar.
Ai u shpreh se kjo ngjarje ia kujton dokumentarin për jetën e Ronaldos, përcjell “Bota sot”.





“Në një pjesë ku ai e çon djalin në shkollë, e hap garazhin dhe aty shihen të renditura disa vetura luksoze, e djalit nisën me i shëndrit sytë dhe me më shiku vjedhurazi. Veç sa s’më thojke kqyr çfarë babe njëherë, shton tutje analisti.
Postimi i plotë





Kjo puna e kësaj vajzës “me babën prokuror” po ma kujton një moment kur me djalin e vogël ishim t’u e pa dokumentarin për jetën e Ronaldos.
Në një pjesë ku ai e çon djalin në shkollë, e hap garazhin dhe aty shihen të renditura disa vetura luksoze, cila ma e shtrenjtë se tjetra.
Djalit nisën me i shëndrit sytë dhe me më shiku vjedhurazi. Veç sa s’më thojke kqyr çfarë babe njëherë.
Hala pa e hap gojën, i them: Ky Ronaldo sa mirë! Hiq kurgjo nuk ka prit prej babës, krejt i ka mbërri vet.
– Po, ma ktheu djali, ama kur ka bo pare baba i kish pas vdekë!