




Gazetari Ridvan Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të Presidentes Vjosa Osmani, pasi u pyet nga gazetarët për Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, që u miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas Berishës, me deklaratën se “Ne nuk harrojmë kush insistoi për formimin e Gjykatës Speciale”, Osmani shfaqi urrejte e mosdurim ndaj udhëheqësve të UÇK’së.
“Krahasojini deklaratat e te dy presidentëve dhe lehtë nxjerrni përfundime se sa shumë urrejtje e mosdurim manifeston znj Osmani kundër ish drejtuesve kryesorë të UÇK-së, figura historike të shtetndërtimit të Kosovës! Më vjen të vjell nga kjo qasje toksike anti UÇK!”, ka shkruar Berisha.
Postimi i tij i plotë:





“Ne nuk harrojmë kush insistoi për formimin e Gjykatës Speciale”, deklaroi kështu me shpërfillje inatçore presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke aluduar direkt për ish presidentin Thaçi ndërsa u pyet nga gazetarët për të komentuar sot, miratimin e Rezolutës dje nga Kuvendi i Shqipërisë, që paraqet një demarsh kundrejt Rezolutës se Asamblesë së Këshillit të Evropës, përmes së cilës Dick Marty pretendonte se UÇK kishte bërë trafikim organesh.
Sot, gati dy vjet, Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në paraburgim nën shqetësimet se ndaj tyre po shkelen të drejtat elementare të njeriut në një proces i cili po ashtu ka treguar se ka mungesë transparence.
E paramendoni, arsyeja kryesore pse u formua kjo gjykatë, trafikimi i organeve, nuk ndodhet më si akuzë! Pse? Sepse natyrisht se nuk ka asnjë provë.





Por, çka tha presidenti Ilir Meta në konferencën e përbashkët me znj Osmani sot në Prishtinë kur komentoi të njëjtën çështje:
“Sot, Gjykata Speciale është kundër shtetit të Kosovës”, tha Meta.
Krahasojini deklaratat e te dy presidentëve dhe lehtë nxjerrni përfundime se sa shumë urrejtje e mosdurim manifeston znj Osmani kundër ish drejtuesve kryesorë të UÇK-së, figura historike të shtetndërtimit të Kosovës!