




Profesori Sulejman Mehazi ka komentuar ‘luftën politike’ që po bëhet ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se askush nuk mund ta trondit Kurtin, pasi ai është ‘arrë’ e fortë që nuk thyhet.
“Lisin e lartë e merr era ashtu sikurse Albin Kurtit që i vërsulen erërat politike nga të gjitha anët: Vuçiqi, Rama, Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj, Ahmeti, BE-ja, por nuk mund ta lëvizin e jo ta tronditin kryeministrin e Kosovës.





Është arrë e fortë që nuk mund të thyhet kurrsesi”, deklaroi Mehazi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Hossana barraba, hossana!
Lisin e lartë e merr era ashtu sikurse Albin Kurtit që i vërsulen erërat politike nga të gjitha anët: Vuçiqi, Rama, Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj, Ahmeti, BE-ja, por nuk mund ta lëvizin e jo ta tronditin kryeministrin e Kosovës.





Është arrë e fortë që nuk mund të thyhet kurrsesi.
– Përfaqesuesit e huaj fascionohen nga performanca e intelektit politik të Kurtit;
– Vuçiqi ka ngelur në vend nga principet e pathyeshme të ruajtjes së mëvetësisë politike e territoriale të Republikës së Kosovës nga ana e Kurtit;
– Edi Rama, për shkak influencës e inferioritetit politik ndaj Albin Kurtit është duke u çmendur kundër tij me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit e duke i dalë zot Thaçit.