




Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani dhe Meta do të kenë takim teksa më pas do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.





Gjatë ditës, ai do të pritet edhe nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ndërsa Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë ku presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, do të mbajë një fjalim para deputetëve kosovarë.
Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.