Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, ku një qytetare ka denoncuar sot një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.
Por sikur të mos mjaftonte rrezikimi i jetës së qytetares, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror.
Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërmbajtshme.
Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur.
Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë.
Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë.