Kreu i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka folur për çështjen e vazhdimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për RTS, Drecun ka thënë se deri në fund të këtij muaji s’do të ketë ndonjë takim mes dy shteteve.
Ai ka folur edhe për deklarata e Miroslav Lajcak i cili ka thënë se 99.5 % e tekstit për marrëveshjen për të zhdukurit është dakorduar dhe se tashmë ka mbetur vetëm në dorë të vullnetit politik që të ketë një dakordim mes Kosovës dhe Serbisë.
“I thoje Hashim Thaçit t’i thej dhëmbët, e Bekim Haxhiut ia theve”, Krasni…
Drecun ka ‘thënë se Lajcak duhet të thotë qartë se normalizimi i raporteve K’osovë-Serbi nuk nënkupton njohje reciproke, derisa ka treguar se Serbia nuk pajtohet që në dokument të përf’shihet togfjalëshi “të zhdukur me forcë”.
“Është një pengesë thelbësore, është një problem”, ka thënë Drecun.
Ai ka thënë se Serbia do t’i lëshojë automatikisht negociatat e Brukselit nëse ato shkojnë në drejtimin e njohjes reciproke.
“Kush e krijoi termin normalizim të marrëdhënieve, një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve? Kërkesa e kujt është? Epo’, BE-ja e ka vendosur, është pjes’ë përbërëse e kapitullit 35 dhe ‘ka mbetur e papërcaktuar, sepse dialogu që zhvillohet nën patronazhin e BE-së është në një formë status neutrale, kjo do të thotë se këto nuk janë bisedime mes dy vendeve dhe se rezultati përfundimtar i kësaj marrëveshjeje nuk mund ‘të jetë e ashtuquajtura njohje reciproke, ‘që do të dëshironte Prishtina dhe pothuajse të gjitha këto shtete që e njohën Kosovën, që ne ta njohim shtetin e rremë të Kosovës”, ka thënë ai tutje.
Politikani serb gjithashtu ka treguar se ka pasur një propozim që më 14 korrik të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe më pas më 19 korrik të ketë një takim Kurti-Vuçiq.