Qeveria ua mundëson mërgimtarëve të bëjnë ‘praktikë’ në ministrinë e Donika Gërvallës
Qeveria e ka miratuar Programin për Diplomaci Qytetare, që, siç tha kryeministri Albin Kurti, synon ta forcojë lidhjen e diasporës me Kosovën.
“90 mijë euro për realizimin e këtij programi.
Ky program ka për qëllim përfshirjen aktive të diasporës në politikbërje dhe synon ta forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke iu krijuar mundësi përfshirjeje të drejtpërdrejtë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ndërkaq ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gëvalla tha se me këtë program, mërgimtarët do të mund të angazhohen në MPJD për gjashtë muaj.
“Është një program pilot. Qëllimi është që ta përfshijë mërgatën duke iu ofruar mundësi angazhimi në Ministrinë e Jashtme si pjesë e një programi gjashtë mujor. Ky program synon ta forcojë lidhjen e mërgatës me Republikën e Kosovës”, tha Gërvalla.